Nga Barça te Modriç, Borja Valero: Juventus? Shpresoj të mos fitojnë Champions-in

Interi tentoi deri në fund të merrte një pikë kundër Barcelonës, por golat e Rafinjës dhe Zhordi Albës i dhanë fitoren djemve të Valverdes. Borja Valero ka folur për “Cadena Ser”, duke komentuar humbjen kundër ekipit katalanas, ndërkohë që lëshon një koment për rivalët e Juventusit.

Bardhezinjtë janë të fortë, por 33-vjeçari uron që të mos jenë ata fituesit e Champions-it. Në fund dy fjalë ëndrrën e interistëve, Luka Modriç. Kroati do të ishte një përforcim i mrekullueshëm, por vështirë që Florentino Perez të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Një humbje kundër Barcelonës qëndron, edhe pse nuk është kënaqësi të humbasësh. Nuk ishim në gjendje të konkretizonim rastet e krijuara, kështu që gjithçka u komplikua. U përpoqëm të marrim diçka pozitive nga kjo ndeshje, por nuk ishte e mundur. Mendoj se, edhe pa Mesin, Barcelona zhvilloi ndeshjen e saj më të mirë të sezonit, të paktën për atë që pashë unë. Juventus? Ka shumë ekipe kandidate për fitimin e Champions. Juventus është përforcuar shumë, por shpresoj të mos jenë ata fituesit. Modriç tek Inter? Do të ishte një përforcim i madh nëse do të vinte, por nuk besoj se Real Madrid do të lejojë të largohet”, përfundon mesfushori spanjoll i zikaltërve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online