Milani ka zbuluar së fundmi fanellat e reja që do të veshë për sezonin e ri. Kuqezinjtë, ndryshe nga Juventusi duket se do t’i përmbahen traditës dhe vijat kuqezi do të vijojnë të ruhen. Uniformat e reja do të jenë pak a shumë të ngjashme me ato të viteve 1999 dhe 2000.
Ndërkohë, përveçse lajmit të uniformave të reja, fotot e publikuara kanë zbuluar edhe një sekret merkatoje. Bëhet fjalë për Timue Bakajokon, i cili është i huazuar te Milani dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij.
Nga fotot e publikuara, bie në sy prezenca e francezit me uniformën e re, që do të thotë se mesfushori sipas gjasave do të blihet përfundimisht nga “Djalli”. Një lajm fantastik për tifozët kuqezi, duke parë dhe paraqitjet e Bakajokos këtë sezon.