Laçi mundi dje Flamurtarin, ndërkohë që protagonist në këtë takim ishte edhe mbrojtësi Sebatian Toro. Kiliani ishte autor i asistit të golit të Gjonit dhe normalisht që pas ndeshjes ishte mjaft i lumtur për lojën e bërë dhe fitoren e marrë.
Por një arsye tjetër për t’u lumturuar ishin edhe tifozët specialë që ishin në stadium. Bashkëshortja e tij dhe dy djemtë e tij ndoqën ndeshjen me Flamurtarin dhe pas takimit pati edhe një takim të përzemërt mes tyre.