VIDEO | Goli më i çuditshëm që keni parë, shënohet me tre topa në fushë

Në çdo ndeshje, në çdo vend, minuta e fundit gjithnjë janë ato më të vështirat për skuadrën që është në avantazh dhe ndër të më të nxehtat për ekipet që kërkojnë golin. Sigurisht, presioni i ekipit që është në kërkim të golit është i madh, sidomos kur luhet për një kompeticion të rëndësishëm dhe në ndeshjen në shtëpi.

Një gol i rrallë është shënuar në ndeshjen e Champions Leagues për të rinj mes Napolit dhe Liverpulit. Deri në minuta shtesë kanë qenë anglezët në avantazh. Napoli pritës e kishte shtuar shumë presionin në sekondat e fundit, aq sa në një moment të caktuar ishin tre topa në fushë. Pikërisht në këtë moment ka ardhur dhe goli, i cili është vërtetë absurd mund të thuhet.

Në limitet e kohës shtesë, Napoli duhet të niste gjithçka nga një rivënie anësore. Topi ishte shkelmuar nga lojtarët e “The Reds” jashtë stadiumit. Në atë moment njëri prej lojtarëve vendas e kishte nisur lojën, por pak metra më tej një tjetër lojtar po ekzekutonte rivënien anësore, paralelisht një top vjen nga ana tjetër e fushës, vetëm e vetëm që të niste loja.

Në atë moment, vjen goli, nga aksioni i nisur nga lojtari i parë që kishte hedhur topin nga anësorja. Duhet parë disa herë videoja për të kuptuar se çka ndodhur, por është mjaft e vështirë dhe absurde, pasi gjyqtari ka bërë një gafë në plot kuptimin  fjalës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online