Kilian Mbape është padyshim njeriu i momentit në Paris, teksa pas festës për fitoren ndaj Mançester Junajtid, ku edhe shënoi golin e dytë, tashmë feston një tjetër arritje. Do duket pak e çuditshme, por 20-vjeçari, me sa duket numëron golat që shënon në stërvitje.
E lexuat mjaft mirë. Kilian Mbape numëron golat e stërvitjes dhe ditën e sotme sulmuesi ka arritur plot 100 gola. Këtë gjë e ka konfirmuar me foton e postuar në llogarinë e tij në “txxitter”, teksa ka pozuar me një fanellë të PSG-së.
Fanella ka numrin 100 mbi shpinë, të cilët simbolizojnë golat e shënuar në seancat stërvitore. Diçka e çuditshme dhe e veçantë nga Mbape.