Napoli nuk shkoi më shumë se një barazim në ndeshjen kundër Milanit në “San Siro”. Pjesa e parë foli më shumë për vendasit, ndërsa ekipi i Ançelotit u ndal nga Donaruma në pjesën e dytë.
Në minutat shtesë Fabian Ruiz u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë dhe Napoli e mbylli sfidën me dhjetë lojtarë. Spanjolli u ndëshkua për një prekje të topit me dorë, por ndoshta arbitri gaboi me vendimin e marrë.
Napoli ka reaguar në rrjetet sociale duke treguar të vërtetën e ndëshkimit të lojtarit. “Ky është faulli që u dha për prekjen me dorë të Fabian Ruiz, çka solli kartonin e dytë të verdhë”, shkruan klubi i Napolit, ndërkohë që publikon foton e kofshës së lojtarit.
Questo è il fallo di mano di @FabianRP52 che ha causato il secondo giallo ? pic.twitter.com/rgOo1aw3yu
— Official SSC Napoli (@sscnapoli) January 26, 2019