Korabi i jep fund miqësoreve, gati për Veleçikun

0

Në fundjavë skuadra e Korabit pret Veleçikun e Koplikut në fushën e tij, dhe trajneri Dorian Bubeqi e quan të gatshme skuadrën për sfidën e javës së 15-të në kampionat. Në ndeshjen e luajtur të shtunën dibranët fituan 2-0 me Internacionalin, e tashmë trajneri kavajas i quan të mbyllura testet me miqësoret për muajin janar, në të cilat janë arritur këto rezultate: Partizani B-Korabi 2-0, Korabi-Apolonia 3-0, Korabi-Tomori 2-1 dhe Korabi-Internacional 2-0.

“Në të gjitha ndeshjet miqësore që kemi zhvilluar gjatë muajit janar, më shumë se sa rezultatet që kemi fiksuar, mua më ka interesuar testimi i gjendjes së skuadrës. Sepse kemi para një gjysmë sezoni shumë të vështirë, ku Sopoti ka si objektiv të parë renditjen në pesë skuadrat e para në Grupin A. Skuadra është e gatshme ta përballojë me sukses, që në sfidën e parë me Veleçikun, me synimin e vetëm fitoren”, kështu deklaroi Bubeqi për SportEkspres.com.

Dibranët kanë ruajtur kontigjentin që mbylli pjesën e parë të sezonit, por nga skuadra është larguar vetëm Kovaçi në drejtim të Vorës, ndërsa në provë ka qenë Jurgen Mehidri. Lajmi i keq për trajnerin Bubeqi është mungesa e sulmuesit kryesor Murrja, i cili do t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

AGRON KAJA

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.