Ndeshja Gjermani-Francë nuk pati një nisje ideale. Shkak për këtë u bë një kontakt midis mbrojtësve Benxhamin Pavard dhe Antonio Rudiger. Viktima ishte francezi, i cili në përpjekje për të larguar një top të rrezikshëm kapi kontakt me takën e kundërshtarit në zonën e qafës.
Fatmirësisht për 22-vjeçarin, gërvishtjet nuk shkaktuan çarje të venave të qafës, çka mund të kishte rezultuar fatale. Pas kontrollit nga mjekët, Pavard iu rikthye përsëri fushës së lojës.