Danilo Alvesh nuk është rikthyer ende në Vlorë, edhe pse sezoni ka filluar për Flamurtarin. Trajneri i kuqezinjve, Ilir Daja ka thënë se është në pritje të sulmuesit brazilian, por ky i fundit nuk duket se ka në plan të kthehet në Shqipëri.
Mendohet se shkaku kryesor pse Alvesh nuk rikthehet të Flamurtari është mungesa e pagave dhe madje mësohet se i ka bërë presion klubit, që nuk vjen nëse nuk shlyhen pagasat ndaj tij. Gjatë këtyre ditëve “pushimi”, braziliani ka qenë shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, duke publikuar disa foto në disa destinacione të ndryshme.
Sulmuesi i Flamurtarit ka publikuar një foto në krah të partneres së tij, ku janë në një klub nate në Brazil. Ndërsa pak minuta më parë, Alvesh publikoi dhe një foto ku ndodhet në pishinë. Duket se sulmuesi po e shijon diellin brazilian…