Marsial pas rinovimit: Jam i bindur se do arrijmë gjëra të mëdha

Antoni Marsial ka rinovuar ditën e djeshme  kontratën e tij me Mançester Junajtid, duke refuzuar shumë oferta nga klube të njohura. Kontrata e re do ta mbajë francezin deri në vitin 2024.

Pasi ka firmosur rinovimin, francezi ka folur për klubin, teksa ka thënë se pret shumë nga skuadra dhe thotë se është i bindur që me “djajtë e kuq” do të arrijë gjëra të mëdha. Faktor kryesor në qëndrimin e francezit duket se ka qenë trajneri aktual, Solskjaer, i cili e konsideron pjesë të rëndësishme të ekipit.

“Jam shumë i lumtur për rinovimin. Shpresoj që të shënoj më shumë gola për këtë skuadër, por mbi të gjitha, të fitoj sa më shumë trofe. Kjo është arsyeja pse erdha te Junajtid, dua të fitoj sa më shumë trofe të rëndësishëm. Me skuadrën që kemi tani, por dhe me talente që premtojnë shumë për të ardhmen, jam i bindur se do të arrijmë gjëra të mëdha”,- u shpreh Marsial.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online