FOTO | Çelsi sjell ters, Morata bën gafë edhe në Instagram

Geri Klahill i dha lamtumirën Çelsit pas shtatë vitesh në Londër. 33-vjeçari i dha fund ekperiencës disa vjeçare me londinezët, ku arriti të fitonte Championsin në vitin e tij të parë në “Stamford Bridge”, në drejtimin e Di Mateos. Në fitoren e djeshme kundër Uotfordit, kapiteni përshëndeti tifozët nën lot.

Kolegët dhe shokët e ekipit nuk nguruan t’i uronin fat anglezit në pjesën e mbetur të karrierës, por postimi i Alvaro Moratës është shumë qesharak. Spanjolli nuk duket i qartë nëse mesazhin e tij e ka për largimin nga Çelsi apo për tërheqjen nga futbolli.

“Urime për karrierën tënde të madhe. Ka qenë një nder i madh të luaja me ty vëlla”, shkruan Alvaro Morata. Ndërkohë është përgjigjur në komente shoku i tij i skuadrës, Markos Alonso.

Ai me shaka i shpjegon se Kahill nuk është tërhequr nga futbolli. Si duket aktivizimet me pikatore të Moratës nga trajneri Sarri ka bërë që spanjolli të mos e kuptojë tamam se ç’ndodh në ekip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *