Mesfushori kosovar i Lacios, Valon Berisha ka qenë i pranishëm në ambientet e klubit të Llapit, skuadra e vendlindjes së tij. Berisha ka takuar drejtuesit e klubit kosovar, të cilët e kanë nderuar dhe me një çmim mirënjohjeje.
Skuadra e Llapit synon fitimin e titullit kampion në IPKO Superliga dhe në rast se arrijnë te titulli, Berisha beson se kjo do të jetë një arritje shumë e madhe për skuadrën e vendlindjes së tij.
Ai që e ka nderuar me mirënjohje mesfushorin e përfaqësueses së Kosovës ka qenë drejtori ekzekutiv i klubit, Tahir Batatina, i cili falënderoi Berishën për kontributin që ka dhënë për futbollin kosovar.