Papa drejt largimit, Botoshani i gjen ekip tjetër

Enriko Papa la Superioren në verë dhe iu bashkua rumunëve të Botoshanit. Në pjesën e parë të sezonit ai është aktivizuar me skuadrën e tij në 18 ndeshje, madje gjysmën e tyre i ka nisur si titullar. Futbollisti 25-vjeçar ka arritur të shënojë edhe një gol në barazimin 2-2 të arritur ndaj Steauas së Bukureshtit (FCSB).

Pavarësisht kësaj, duke se e ardhmja e Papës nuk do të jetë te Botoshani në pjesën e dytë të sezonit. Kuçovarit i përfundon kontrata në fund të sezonit dhe tashmë për të ka një plan për ta dërguar te Petrolul Ploieshti.

“Monitorulbt.ro” raporton se janë tre lojtarë që do të largohen nga Botoshani, mes tyre edhe Papa, ndërkohë që mbetet për t’u përcaktuar nëse do të huazohet te Petroluli, apo do të shkojë aty përfundimisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online