Ljuis Hamilton ka fituar edhe Çmimin e Madh të Hungarisë, gara e 12-të e Botërorit në Formula 1.
Anglezi i Mercedesit u nis nga vendi i parë, pa bere asnjë gabim, ndërsa e lëshoi kreun vetëm kur bëri pit-stop, me Sebastian Fetel që tentoi në të gjitha mënyrat të përfitonte.
Gjermani i Ferrarit e mbylli në vendin e dytë, pas një beteje të egër në fund, me Valteri Botas. Në xhirot e fundit Fetel e parakaloi dhe dy pilotët u prekën, duke bërë që të nisë hetim nga zyrtarët e garës.
Edhe Raikonen përfitoi, duke marrë vendin e tretë, ndërkohë që pati prekje edhe mes Rikardos e Botasit, tjetër episod nën hetim.
Në renditjen e pilotëve Hamilton kryeson me 24 pikë më shumë se Fetel, ndaj titulli duket gjithnjë e më shumë pronë e britanikut.