Mesazhi i Tuhel, Bufon i kundërpërgjigjet

Aventura e Bufon me PSG nuk ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme. Një gol i pësuar nga Bajerni dhe tre nga Arsenali. Janë ndeshje miqësore dhe nuk kanë një rëndësi të madhe, por 40-vjeçarit i duhet të punojë fort për të siguruar formacionin e ekipit francez. Diçka të tillë mendon dhe tekniku Tuhel. Askush nuk e ka vendin e sigurt në formacion, nuk mjafton as nëse je Xhixhi Bufon. Ndoshta është taktika e tij për ti mbajtur të gjithë në tonus dhe për të motivuar grupin për të dhënë akoma më shumë.

“Ka një konkurrencë të madhe në rolin e portierit dhe është shpejt për të vendosur. Diçka të tillë do e bëj kur të tre portierët Bufon, Areola dhe Trap, të jenë në formën maksimale. Ndoshta mund t’i kërkoj Xhanluka Spinelit (përgatitësi i portierëve) të vendosë ai në vendin tim…”

“Xhixhi ka një personalitet të madh dhe është një lider, diçka që i shërben skuadrës. Jam i lumtur me kualitetin e portierëve të mi dhe konkurrenca midis tyre është e madhe. Ata janë gati për të luftuar për postin e portierit të parë, por kur të vijnë të tre në 100%, do të vendos titullarin.”

Nuk ka munguar as replika e italianit. Përgjigje e prerë dhe besim te meritokracia dhe puna e tij.

“Në 24 vite karrierë nuk kam kërkuar kurrë që të jem numri një zyrtar. Gjithçka vendoset në bazë të meritokracisë dhe do vazhdoj të punoj dhe të tentoj që të rris dhe portierët e tjerë të skuadrës. Mbas gjithë karrierës së zhvilluar në Itali, dëshiroja një sfidë jashtë shtetit dhe një klub të rëndësishëm. Zgjodha Parisin dhe jam gati, pasi i dashuroj sfidat, dua të bëj një figurë të mirë dhe ta mbyll karrierën në mënyrën më të mirë të mundshme. Kjo sfidë do më përmirësojë si në aspektin njerëzor, por edhe profesional. Po përshtatem mirë dhe ndihem i lumtur me trajnerin dhe shokët e skuadrës.”, përfundon Bufon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online