Nga Qipro në Zvicër, “kapiteni nuk e braktis anijen”

Gentian Selmani, portieri që mban edhe shiritin e kapitenit te Laçi, ka pasur disa oferta këtë verë, por në fund qëndroi te bardhezinjtë. Dëshira për të luajtur në një kampionat më të fortë ishte e madhe, por si çdokush edhe 20-vjeçari i Shpresave kërkon më të mirën për veten.

Në muajin qershor ai ka pasur dy oferta konkrete, teksa Anorthosis Famagusta, klubi me të cilin Laçi u përball në Europa Leagu, i bëri një ofertë Selmanit. E pohon edhe vetë portieri së fundmi në një prononcim në “Supersport”. Qipriotët morën një “jo” dhe ata morën një tjetër “gardian”.

Por nuk ishin të vetmit që e kërkuan kapitenin e Laçit. Lozana, klub që ra vjet nga Superliga e Zvicrës, i bëri një ofertë portierit. Financiarisht ishte një propozim i mirë, ndërkohë që edhe do të luante, por ishte vetëm muaji qershor dhe për Selmanin kishte edhe pista të tjera, të vlerësuara si më të mira dhe po punohej për to.

Në fund marrëveshja nuk u konkretiziua me asnjë ekip jashtë vendit dhe Selmani mbeti pjesë e bardhezinjve. Tani ai kërkon të tjera suksese me Laçin dhe nisja e kampionatit ka qenë mjaft e mirë. Ndeshjen e radhës kurbinasit e luajnë në transfertë kundër Skënderbeut dhe një pikë do u bënte punë bardhezinjve, duke qenë se luhet edhe jashtë fushe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online