Forma e frikshme e Lenjanit, në Zvicër “imitojnë” De Biazin

Ermir Lenjani po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij në Zvicër me skuadrën e Sionit. Me dopietën e shënuar ndeshjen e së enjtes ndaj Tunit, 29-vjeçari shkoi në kuotën e pesë golave.

Kontributi i shqiptarit nuk ndalet vetëm te golat, por dhe në  asiste ku deri më tani ka regjistruar 6 asistime. Me një llogaritje të shpejtë, Lenjani dëri më tani shënon ose asiston çdo 132 minuta për Sionin.

Kjo prodhimtari e madhe e lojtarit e ka një arsye të fortë nga pas.  Gjithçka ka të bëjë me ndryshimin  e pozicionit. Lenjani nuk shihet më si një mbrojtës i majtë, por si një sulmues krahu. E kemi parë shpesh teksa e bën këtë gjë me kombëtaren shqiptare, por në rang klubesh shumë pak trajnerë kanë bërë atë që Xhani De Biazi e provoi me sukses për vite me radhë.

Ky “shpërthim” i lojtarit mund të jetë një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare. Në muaj e fundit kemi vuajtur në krahët e sulmit. Dëmtimet e Roshit dhe Grezdës kanë ulur fuqinë e repartit të sulmit, ndërsa Abazaj ende nuk është i provuar në nivele ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online