Ermir Lenjani po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës së tij në Zvicër me skuadrën e Sionit. Me dopietën e shënuar ndeshjen e së enjtes ndaj Tunit, 29-vjeçari shkoi në kuotën e pesë golave.
Kontributi i shqiptarit nuk ndalet vetëm te golat, por dhe në asiste ku deri më tani ka regjistruar 6 asistime. Me një llogaritje të shpejtë, Lenjani dëri më tani shënon ose asiston çdo 132 minuta për Sionin.
Ce but de Lenjani hier soir ?
Retrouvez le résumé complet sur notre page Facebook ?https://t.co/orFyIr36Xn#FCTSion #HopSion pic.twitter.com/PXiIpE83YR
— FC Sion (@FCSion) April 5, 2019
Kjo prodhimtari e madhe e lojtarit e ka një arsye të fortë nga pas. Gjithçka ka të bëjë me ndryshimin e pozicionit. Lenjani nuk shihet më si një mbrojtës i majtë, por si një sulmues krahu. E kemi parë shpesh teksa e bën këtë gjë me kombëtaren shqiptare, por në rang klubesh shumë pak trajnerë kanë bërë atë që Xhani De Biazi e provoi me sukses për vite me radhë.
Ky “shpërthim” i lojtarit mund të jetë një lajm i mirë edhe për kombëtaren shqiptare. Në muaj e fundit kemi vuajtur në krahët e sulmit. Dëmtimet e Roshit dhe Grezdës kanë ulur fuqinë e repartit të sulmit, ndërsa Abazaj ende nuk është i provuar në nivele ndërkombëtare.