Florian Marku konfirmon duelin, në korrik ndeshet në stadiumin gjigant

Boksieri shqiptar Florian Marku ka njoftuar fansat e tij për duelin e tij të katërt si boksier profesionist. Më datë 13 korrik, 26-vjeçari do të ndeshet në Londër me anglezin Jake Best.

E veçanta e këtij dueli është se zhvillohet në sallën gjigante “O2 Arena”, ku përballja e Markut do të jetë një ndër duelet që do i paraprijnë duelit të boksierëve të njohur anglezë, Nathan Gorman dhe Daniel Dubois.

Marku vendosi të fillonte karrierën si boksier profesionist në fund të vitit të kaluar. Prej gati një viti 26-vjeçari është vendosur me banim në Londër, dhe në tri duelet e tij të mëparshme ka regjistruar tri fitore, të gjitha me nokaut.

Mbështetja e komunitetit shqiptar në Angli ka qenë e admirueshme në dy duelet e zhvilluara në Londër.

O2 ARENA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online