Flet gruaja e Mertens, Kerkhofs: Ja si e binda Dries të refuzojë milionat e Kinës!

Ofertat milionere nga Kina i tundojnë të gjithë, sidomos lojtarët që janë në vitet e fundit të karrierës. Disa vite në Azi dhe mbushje e llogarisë bankare për të shijuar më pas daljen në pension.

Dries Mertens ishte njëri prej tyre. Një ofertë e majme i erdhi nga Kina dhe sulmuesi i Napolit ishte afër pranimit të saj. Mendoi për pasardhësit, ashtu siç e zbulon Ketrin Kerkhofs.

Në një prononcim për “Humo”, gruaja e belgut tregon se pse ishte kundër këtij transferimi. Paratë nuk janë gjithçka dhe jeta duhet shijuar. Ketrin ia doli ta bindë njeriun e saj të zemrës për fat të mirë dhe tifozët e Napolit e falënderojnë pa masë.

Falë saj, Mertens vazhdon të shënojë gola pafund duke emocionuar tifozët e zjarrtë të ekipit të Karlo Ançelotit.

Dries më thoshte se nëse luante një apo dy vite në Kinë, duke sakrifikuar pak, do të siguronim të ardhmen e nipave tanë. Por nuk do të ishim të lumtur atje. Ne kemi nevojë për jetë sociale, na pëlqen deti dhe peisazhet. Një vit është i gjatë dhe mund të shkatërrojë gjithçka. Nuk kam asgjë kundër atyre që pranojnë këto oferta dhe këto aventura, por për fat ia arrita që Dries të logjikojë saktë. Gjithsesi, kurrë mos thuaj kurrë”, përfundon bashkëshortja e sulmuesit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *