Ferhan Hasani dëshira e madhe, nisin bisedimet

0

Grupet e Champions League ose Europa League janë kthyer në një fiksim te Shkëndija e Tetovës. Klubi shqiptar, që fitoi titullin kampion në Maqedoninë e Veriut, është fokusuar në merkato dhe po tenton të afrojë lojtarë cilësorë, veç atyre që i ka aktualisht në skuadër.

Sikurse raportohet në mediat e vendit fqinj, Juan Felipe është një prej afrimeve që pritet të zyrtarizohet. Mesfushori me tipare sulmuese e ka mbyllur bashkëpunimin me Vardarin dhe tanimë është lojtar i lirë.

Thuhet se Shkëndija e Tetovës ka një akord me brazilianin, i cili sezonin e fundit shënoi edhe 4 gola. Në të shkuarën ai është aktivizuar edhe me Kairat Almati dhe CSKA Sofie. Juan Felipe nuk është dëshira e vetme e merkatos, pasi po tentohet edhe një rikthim i madh.

Ferhan Hasani, i cili në verë u largua drejt Arabisë, është lojtari që grupi Ecolog dhe familja Destani po bëjnë çmos ta rikthejnë në shtëpi. Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar vetëm dy gola sezonin e fundit me Al Raed, ndërkohë që me Shkëndijën kishte realizuar 22 herë brenda një sezoni.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.