Xhanluixhi Donaruma më në fund flet vetë, live, në konferencë për shtyp nga Polonia, ku po zhvillon Europianin me Italinë U21.
Duhej të fliste për ndeshjen e nesërme kundër Spanjës, por natyrisht çështja e ditës mbetet Milani dhe rinovimi i refuzuar.
Portieri kuqezi, në një linjë me menaxherin Mino Raiola, lë hapur gjithça për të biseduar pas Europianit: “Dola sot para jush për të treguar që jam i qetë dhe mendoj vetëm për ndeshjen e nesërme. Më vjen keq për rrëmujën e shkaktuar, për të ardhmen do të mendoj pas Europianit. Kam pësuar gola të lehtë ndaj Çekisë, por nuk do të thotë se e kam mendjen gjetkë.
” Rrjetet sociale? I përdor për të shtyrë kohën, mund të jenë zbavitës ose jo, varet. Do ta përdor sërish llogarinë që më vodhën në Instagram.
“Kontestimi ndaj Danimarkës? Pas ndeshjes e mora vesh që kishin hedhur dollarë pas portës sime. Gjithçka zgjati shumë pak, jam i përqendruar te Europiani”.