Flamurtari-Tirana, ndeshja ku nuk pranohet… humbja

Është nga ato ndeshjet që nuk duhet humbur. Flamurtari dhe Tirana sot do bëjnë gjithçka për të fituar. Bardheblutë, sikurse edhe u shpreh para ndeshjes trajneri Ardian Mema, edhe barazimi i kënaq. Por humbja nuk i shkon për shtat asnjërit ekip.

Trajneri Ilir Daja vijon të mos ketë Allën e Sirgin në mbrojtje dhe këtë herë krah Pollozhanit ka përzgjedhur Veliun titullar. Këtë e ka konfirmuar edhe para mediave. Krahët e mbrojtjes pritet të jenë të njëjtët, me Siljanovksin dhe Mustën nga minuta e parë.

Në mesfushë Batha e Deliaj duken të padiskutueshëm, ndërkohë që edhe Useini tani shihet si titullar. Sulmi si zakonisht i besohet kapitenit Bushiç, i cili do të ketë në mbështetje Torasën dhe Danilo Alvesh.

Tirana në krahun tjetër e ka nisur me ndryshime në mbrojtje. Hoxhallari do të luajë në qendër, pozicion që ka luajtur edhe më parë. Në të majtë është liruar vendi për Eni Imami. Mauexhe dhe Karabeci pritet të formojnë “ekranin” para mbrojtjes, ndërsa Daja do të luajë para tyre.

Gjatë kësaj jave është provuar të luhet me Hasan në majë të sulmit, kurse Greca e Kobinah nga krahët. Gjithsesi duhet pritur për t’u parë rreshtimi në repartin e avancuar, pasi ka pasur dilema.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 9

E hënë, më 22 tetor 2018, ora 18:00
Stadiumi “Flamurtari”, Vlorë

Flamurtari-Tirana

Flamurtari: Koliçi, Siljanovksi, Pollozhani, Veliu, Musta, Batha, Useini, Deliaj, Torasa, Alvesh, Bushiç. Trajner: Ilir Daja

Tirana: Lika, Doka, Turtulli, Hoxhallari, Imami, Mauexhe, Karabeci, Daja, Kobinah, Greca, Hasani. Trajner: Ardian Mema

Gjyqtarë: Laver Alla, Ridiger Çokaj, Edlir Malo, Ardian Beqiri

Delegat: Astrit Maçi; Vëzhgues: Arjan Mali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *