Flamurtari-Teuta, çmimet e biletave sipas sektorëve

Flamurtari pret Teutën në shtëpi të shtunën prej orës 17:00, ndërkohë që janë publikuar edhe çmimet e biletave për të këtë takim. Kompania “Blinibileta.com”, që bashkëpunon me vlonjatët dhe pjesën më të madhe të klubeve të Superiores, ka dalë me një njoftim.

Për takimin me durrsakët biletat janë të çmimeve të ndryshme, teksa variojnë nga 200 në 700 lekë. Çmimi i fundit është për tribunën qendrore të stadiumit Flamurtari, ndërkohë që në dy tribunat anash saj kushtojnë 400 lekë.

Për ta parë ndeshjen nga ballorja, sportdashësit një biletë mund të bëjnë tyren për 200 lekë. Shitja e tyre do të nisë të premten nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Si zakonisht ato shiten te biletaria pranë stadiumit “Flamurtari”.

ÇMIMET E BILETAVE SIPAS SEKTORËVE
Tribuna Qendrore – 700 Lekë
Tribuna A&B – 400 Lekë
Tribuna C&D – 200 Lekë
Tribuna C (Miqtë) – 200 Lekë

https://www.facebook.com/blinibilet/photos/a.574123219624422/704466053256804/?type=3&theater

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *