Çuditërisht Muhamedin Useini këtë sezon ka luajtur vetëm në ndeshjen e parë të kampionatit si titullar. Mesfushori i afruar vjet ishte një nga lojtarët që rinovoi kontratën dhe pritej të ishte një nga pikat më të forta të kuqezinjve.
Gjithsesi trajneri Ilir Daja ka menduar ndryshe deri më tani. Mesfushori 29-vjeçar ka luajtur titullar vetëm në ndeshjen kundër Teutës, e para në kampionat. Më pas janë preferuar të rinjtë Deliaj e Hyseni dhe ish-lojtari i Shkëndijës e ka nisur nga stoli në tre takimet e tjera.
Në ndeshjen me Partizanin Hyseni nuk do të jetë për shkak dëmtimi (edhe Alla do të vijojë të mungojë) dhe mbetet për t’u parë nëse Daja do zgjedhë Useinin, apo Mustafën. Ky i fundit njihet më shumë për organizimin e lojës.
Ajo që është është për t;u evidentuar është fakti që Useini dëshiron të luajë dhe të tregojë se është i rëndësishëm, çka në njëfarë mënyrë e ka shprehur edhe përmes një postimi në rrjetet sociale. “Kurrë mos u dorëzo”, shkruan mesfushori, i cili pret tanimë momentin e tij.