Ndëshkimi i Ronaldos, kërkesa e Alegrit dhe këshilla e Bonuçit

Masimiljano Alegri është i kënaqur me atë që dha ekipi i tij në fushë në fitoren 0-2 kundër Valencias në Champions. Trajneri italian shkurtimisht i bëri një analizë asaj që bënë djemtë e tij, ndërkohë që foli edhe për kartonin e kuq të marrë nga Kristiano Ronaldo.

“Djemtë ishin të shkëlqyer, pasi po paraqiteshin mirë deri në momentin e largimit të Ronaldos. Pasi shënuam rrezikuam pak, ose fare. Pamë një Juventus që kur duhej të luante futboll e bënte këtë, ndërsa kur u desh të mbrohej mirë e bëri”, është shprehur fillimisht Alegri.

Më tej ka shtuar: “E kuqja e Ronaldos ka marrë vëmendjen e të gjithëve. Unë mund të them se VAR-i mund ta kishte ndihmuar arbitrin për të marrë një vendim të drejtë. Të ngelësh me 10 lojtarë nga minuta e 29-të për një episod, sigurisht që ndjen keqardhje. Kjo pasi rrezikuam shumë”.

Për takimin foli edhe Leonardo Bonuçi, një nga liderët e mbrojtjes së bardhezinjve:“Provuam që jemi ekip, pavarësisht vështirësive. Përballuam ritmin dhe morëm një fitore shumë të rëndësishme”.

Mbrojtësi foli edhe për ndëshkimin e Ronaldos: “Duhet që ne të mos biem pre e provokimeve, por të jemi të fortë ndaj të gjithëve dhe gjithçkaje. Kristiano ishte i zemëruar. Për fat të keq edhe arbitri nuk e pa mirë episodin”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online