Duro: Flamurtari është kompletuar, për merkaton mbaj unë përgjegjësi

Trajneri Shpëtim Duro e ka rindërtuar Flamurtarin thuajse nga zero, duke mbajtur shumë pak lojtarë nga sezoni i shkuar, ku u rrezikua deri në javën e fundit rënia, edhe pse numri i lojtarëve ishte i madh dhe shpenzimet kolosale.

Tani trajneri kuqezi ka afruar lojtarët që ka kërkuar dhe në një intervistë për Supersportin pranon se presidenti Sinan Idrizi i ka lënë dorë të lirë, duke pasur një bashkëpunim perfekt: “Përgjegjësia në merkato ka qenë e imja. Dua të falënderoj zotin Idrizi, pasi ka qënë një bashkëpunim pozitiv, ku më ka lënë kompetenca të plota duke plotësuar çdo kërkesë financiare. Është herët të vendosim objektiva sepse është një kampionat i fortë, ku ne jemi ndërtuar nga e para. Dua një ekip konkurrent deri në fund të kampionatit.”

Duro i kthehet sezonit të shkuar, ku shpëton vetëm pjesën e mbijetesës: “Së pari, duhet të konsiderohet pozitiv që Flamurtari qëndroi mes më të mirëve. Dalja e Tiranës tregon që rivaliteti ka qenë i madh. Sapo mbaroi kampionati, kemi ndërtuar një skuadër thuajse të re, e gatshme për të përballuar edicionin e ri. Puna e trajnerit vështirësohet kur skuadra ndërtohet pothuajse nga e para. Mendoj që kam bërë një punë të kujdesshme për të kompletuar ekipin në çdo repart. Sigurisht, nuk kanë ardhur të gjithë lojtarët që kam kërkuar, pasi kanë qenë nën kontrata me klubet e tyre.”

Praktikisht një skuadër e re, pasi deri tani janë afruar 8 futbollistë, por nuk ka mbaruar: “Kam përshtypjen që sot skuadra është më e plotë me ardhjen e Sidibes dhe Kamarasë. Por i fundit që do të vijë është Artim Pollozhani, një futbollist që në edicionin e fundit ka qenë stabël me Shkëndijën. Pollozhani është një futbollist polivalent që mbulon disa role dhe ka një gjendje të mirë fizike”.

Afrimi i Pollozhanit bëhet edhe për faktin se është shqiptar: “Ne kemi bërë një kërkesë si çdo klub tjetër për të shtuar numrin e të huajve në fushë. Por njëkohësisht kërkesë specifike ishte që shqiptarët e Maqedonisë të mos konsiderohen si të huaj, pra që të mos kemi diferenca, meqenëse edhe shqiptarët e Kosovës nuk konsiderohen të huaj. Kjo kërkesë u miratua, ndërsa ajo e shtimit të të huajve jo”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online