Flamurtari drejt Greqisë, në autobus edhe dy përforcimet e fundit

Flamurtari pritet të zhvendoset në Greqi për të zhvilluar fazën përgatitore. Administratori Sinan Idrizi kish deklaruar gjatë prezantimit të trajnerit Ilir Daja se do të largoheshin jashtë vendit në momentin që ekipi do të plotësohej. Gjërat kanë ndryshuar disi gjatë kësaj periudhe.

Pas Idriz Bathës dhe Blerim Kotobellit, vlonjatët kanë prezantuar edhe portierin Enea Koliçi. Kuqezinjtë kanë nevojë edhe për të tjera afrime dhe së fundmi janë arritur marrëveshjet edhe me dy lojtarë të tjerë që luajnë në krahët e sulmit.

“Sport Ekspres” mëson se ditën e hënë së bashku me pjesën tjetër të ekipit do të udhëtojnë drejt Greqisë edhe Agustin Torasa dhe Elton Kale. Të dy anësorët kanë spikatur në Superiore dhe pritet të mbajnë peshë në formacionin e Flamurtarit.

Argjentinasi ka qenë një nga idhujt e tifozëve të Partizani, ndërkohë që edhe braziliani Kale me Kukësin është paraqitur mjaft mirë. Të dy janë lojtarë me vlera dhe janë lëvizje mjaft të zgjuara nga vlonjatët, që këtë sezon kanë si objektiv të renditen në tre vendet e para.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online