Flamengo mesazh prekës Paketës: Shko dhe pushto botën tani!

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Lukas Paketa është një nga transferimet e para që u zyrtarizua edhe pse nuk ishim në një kohë merkatoje. Klubi i Milanit arriti akordin me Flamengon dhe lojtarin gjithashtu dhe duke nisur nga janari, 21-vjeçari do të jetë zyrtarisht pjesë e kuqezinjve.

Mesfushori mbylli një sezon mjaft të mirë me Flamengon, teksa javën që lamë pas, përkoi me fundin e kampionatit vendas. Klubi i Flamengos, në një postim në llogarinë e tyre në “Twitter” kishte përgatitur një video për Paketën, ku gjithashtu i bashkëngjitën dhe një shkrim për ta motivuar për aventurën e tij të re.

“Ai erdhi te Flamengo që fëmijë. U rrit, u përmirësua, luajti dhe shkëlqeu. Djaloshi i vogël nga Nido bëri shum me topin në këmbë te Mengao. Shko dhe pushto botën tani, Lukas Paketa. Shihemi më vonë, pasi do të takohemi përsëri, sepse kjo është shtëpia jote”, mbyllej mesazhi i klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *