VIDEO | Nejmar nuk i plas për Topin e Artë, braziliani i varur pas video-lojës së famshme

Futbollisti i PSG-së, Nejmar, i kishte të gjitha mundësitë për të qenë i pranishëm në ceremoninë gala të organizuar nga “France Football” për dhënien e Topit të Artë. Por, gjithsesi prezenca e tij do të ishte e kotë, pasi u rendit në vend të 12-të në listën e përgjithshme të votimeve.

Nejmar grumbulloi 19 pikë, ndërsa fituesi i Topit të Artë Luka Modriç grumbulloi 753 pikë. Interesi i Nejmar për ceremoninë ishte inekzistent edhe pse në të ndodhej kolegu i tij Kilian Mbape, i cili mori çmimin debutues “Kopa”.

Kjo gjë është e faktuar, pasi në momentin e dhënies së Topit të Artë, Nejmar ishte duke luajtur video-lojën “Call of Duty” me disa miqtë e tij dhe këtë po e bënte para milionave shikuesve të cilët po ndiqnin drejtpërsëdrejti nëpërmjet internetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online