Fitorja sjell qetësinë tek Kukësi, koha për të zgjidhur përplasjet

Kukësi mori fitoren e parë në kampionat, duke mundur Tiranën në javën e trete të Superiores. Vendosi një tregolësh i sulmuesit nga Mozambiku, Rexhinaldo, i cili i dha Kukësit një fitore shume të domosdoshme.

Në këtë mënyrë Kukësi shkon në kuotën e 4 pikëve, duke mos ju ndarë shume skuadrave që ndodhen në vendet e para të klasifikimit. Edhe pse “ujërat” ishin turbulluar pas ndeshjes me Flamurtarin ky sukses ka sjellë qetësinë në kampin verilindor. Kuksianët kanë nisur kampionatin menjëherë pas impenjimeve në Kupat e Europës dhe pushimi në këtë moment duket se është gjeja më e mirë.

Gjatë kësaj periudhe skuadra ka mundësinë për të diskutuar në lidhje me çështjet e dy futbollistët, te cilët për momentin po stërviten me ekipin B, Donjet Shkodra dhe Valon Ethemin. Të dy këta lojtarë kanë pasur probleme me klubin, dhe mund të jete momenti më i mirë që gjatë kësaj periudhe gjithçka te sqarohet. Klubi kishte një përplasje dhe me portierin Stivi Frashëri, por ky i fundit ishte në fushën e lojës ditën e djeshme, çka është një tregues se situata duket drejt normalizimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online