Ze Maria në “ajër”, koha e Halilit për të vendosur  

0

Vetëm 1 pikë në tre ndeshje janë shumë pak, për një skuadër si Tirana. Bardheblutë u thyen ditën e djeshme në “Loro Boriçi” nga Kukësi dhe tani e shohin veten vetëm një vend më lart se luftëtari i vendit të fundit. Edhe pse jemi vetëm në fillim të kampionatit, trajneri i Tiranës nuk nguroi që në fund të ndeshjes të përmendte dhe opsionin e largimit.

Gjithsesi, braziliani e la gjithçka në dorën e presidentit Refik Halili, i cili ka në dorë fatin e timonierit bardheblu. Kryeqytetasit e nisën me ambicie të mëdha edicionin e ri pas rikthimit në elitën e futbollit shqiptar. Edhe tifozët kishin besim të madh tek ekipi i elitës, çka dëshmohet nga prezenca e madhe e publikut në dy takimet e para në shtëpi, por rezultatet kanë qenë aspak pozitive.

Mbetet për t’u parë nëse numri 1 i Tiranës do të kërkojë një projekt të ri, apo do t’i japë besimin trajnerit Ze Maria. Pushimi duket se ka ardhur në kohën e duhur për Tiranën, që ka mundësi t’i bëjë kalkulimet me qetësi. Tekniku brazilian rreikon vërtetë shkarkimin.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.