Reali i Madridit është në një nga momentet e tij më të vështira në dy dekadat e fundit. Largimi i Ronaldos dhe mosgjetja e një pasuesi, i ka prishur ekuilibrat te Kampionët e Europës, të cilët në 5 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm 1 fitore. Skuadra e Lopeteguit fituan në mesjavë me Viktoria pëlqenin, por vëmendja sigurisht ishte tek përballja me Barcelonën.
“El Clasico” është ndeshja më e madhe në Spanjë, por që ka një vëmendje të madhe në gjithë botën. Për të parën herë që nga vitit 2007, në fushë nuk do të jenë as Mesi i dëmtuar dhe as Ronaldo, i cili është transferuar te Juventusi. Duket një ndeshje më delikate për “galaktikët” të cilët janë të dënuar për të fituar.
Nëse do të ndodhë që Barcelona do të triumfojë në këtë sfidë, atëherë me shumë gjasa reali do të rrëshqasë në vendin e 10-të në klasifikim. Që nga vitit 2001, kur ende Zidan ishte futbollist, reali nuk e ka provuar një pozitë të tillë në klasifikim, ndaj i duhet me çdo kusht që të mos dalë pa pikë nga ndeshja me katalanasit. Statistikat janë pro Realit, i cili në fushën e Bracelonës nuk mundet që nga22 marsi i vitit 2015.