Tirana shpërdoron, Plaku nuk e fal!

0

Hap fals i Tiranës në premierë… Skuadra e sapongjitur nga Kategoria e Parë, në një dekor fantastik në stadiumin “Selman Stermasi”, mbushur me tifozë, pëson një humbje që sigurisht do të prishë humorin dhe jo vetëm, mund të sjellë një reagim nga tifozeria bardheblu, që deri në fund mbështetën skuadrën e tyre…

Skuadra e Ze Marias ishte më kërkuese dhe ushtroi presion, por portieri i Kamzës, Avdyli, përpos ndonjë gabimi, ishte i pakalueshëm mbrëmjen e sotme. Sakaq, skuadra bardheblu gaboi pafundësisht, ndoshta edhe nga nxitimi i tepërt.

Sentamu, Mavaje, por sidomos Turtulli në disa raste, nuk gjetën golin. Edhe shtylla u bë armike për vendësit, teksa miqtë pritën momentin e duhur dhe goditën në fund, pasi Ze Maria kishte hedhur të gjithë arsenalin që mbante në stol për të zgjidhur ndeshjen.

 

Stadiumi “Selman Stermasi” (Ora 19:45)

TIRANA-KAMZA 0-1

Shënues: / Plaku 90’+1

Tirana: Abibi; Doka (Kërçiku 79′), Turtulli, Atinga, Hoxhallari, Maveje, Daja, Karabeci, Kobina (Blazhevski 64′), Greca (Hasani 58′), Sentamu.

Trajner: Ze Maria      

Kamza: Avdyli; Frashëri, Teqja (Bonani 61′), Beqiri, Idrizaj, Arrabal, Malaj, Mumajesi (Rezi 71′), Zisi (Mehmedi 46′), Plaku, Roloviç.

Trajner: Bledar Devolli

GOLI

90′ PLAKUU! Sulmuesi ndëshkon ish-ekipin e tij, duke devijuar një top drejt rrjetës

EPISODET

1′ Nis pjesa e parë

6′ Tirana ushtron presion dhe komandon mesfushën, por duke mos qenë konkrete. Eshtë nga Maveje shkëndija e parë e vërtetë, që me goditje fluturimthi provon të realizojë, por është shumë i gabuar koordinimi i tij

13’ Kamza tregon forcën dhe rrezikshmërinë. Eshtë Sebino Plaku ai që kroson nga e djathta, por portieri Abibi grushton dhe largon rrezikun në zonë

18′ Sërish Plaku i rrezikshëm. Merr top nga mesfusha dhe niset drejt zonës, por portieri Abibi largon me kokë si mbrojtës

28’ Rasti më flagrant i ndeshjes. Turtulli provon me kokë, por Avdyli pret, edhe pse portierit i shpëton topi nga duart dhe aty Teqja spastron…

36’ Tentativë e bukur e Niko Zisis me një goditje të harkuar, por topi del fare pranë shtyllës pingule të Abibit

35′ Karabeci hedh një top në shtyllën e parë, grushton portieri Avdyli.

35′ Karabeci kroson në shtyllën e parë, grushton portieri Avdyli.

36’ Tentativë e bukur e Niko Zisit me një goditje të harkuar, por topi del fare pranë shtyllës pingule të Abibit

41′ Kapiteni Karabeci sërish i rrezikshëm, me një gjuajtje nga e djathta, por portieri Avdyli kontrollon në dy kohë

43′ Tjetër rast për bardheblutë. Karabeci kroson për Turtullin, që me kokë nuk gjen kuadratin

45’+1 Tirana shumë pranë golit. Shtylla ndal bardheblutë, pas një goditje nga jashtë zone, me Turtullin që devijon, por topi shkon në shtyllën e Avdylit, duke u larguar më pas

45’+1 Mbyllet pjesa e parë. Shume raste për bardheblutë e Ze Marias, por fati i keq dhe sidomos mungesa e cinizmit mban ende ndeshjen e bllokuar. Kamza provoi me kundërsulm dhe me Plakun, por u kujdes më shumë të mbrohej

46′ Nis pjesa e dytë

52’ Maveje provon me një goditje nga rreth 25 metra, por Avdyli e ka të lehtë të bëjë të tijin topin, pasi nuk kishte forcë

53’ Karabeci reagon ndaj Arabalit, duke i vendosur dorën mbi ball, teksa lojtari i Kamzës rrëzohet në tokë. Arbitri i jep të verdhë kapitenit bardheblu

61′ Dëmtohet Teqja, i lë vendin Bonanit

65’ Sentamu provon me në goditje të bukur, por Avdyli përgjigjet mirë

70’ Avdyli sërish i thotë “jo” Tiranës. Sërish skema e zakonshme e Tiranës, Karabeci kroson në qendër dhe Turtulli devijon me kokë, por portieri i Kamzës është i pakalueshëm

79? Daja kroson për Hasanin, i cili është i vetëm në zonë, godet keq me kokë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.