Firma e parë, Laçi transferon mbrojtësin e Shqipërisë U21

Laçi po kërkon të përforcohet dhe nga sot është pjesë e kurbinasit edhe një mbrojtës, i cili ka luajtur në Itali me grupmoshat dhe tanimë kërkon të hyjë në futbollin e rëndësishëm përmes Superiores dhe konkretisht me bardhezinjtë e drejtuar nga Besnik Prenga.

Flasim për mbrojtësin Irlian Ceka, titullar me Shqipërinë U21. Prej disa kohësh ai po stërvitej me Laçin dhe me hapjen e merkatos ka ardhur edhe firma. Futbollisti 20-vjecar ka nënshkruar për dy vite e gjysmë bëjnë me dije burime të Sportekspres.com pranë klubit të Laçit.

Në të shkuarën Ceka ka qenë pjesë e moshave të Romës, për të kaluar tek Askoli dhe Lacio. Nga lacialët kaloi te Sambenedetese. Lojtari i linjës së majtë të mbrojtjes kompleton repartin e prapavijës te Laçi.

Kurbinasit shtojnë edhe numrin e të rinjve kuqezi, teksa Selmani është edhe kapiten i Shqipërisë U21. Gjithashtu edhe Fangaj ka qenë pjesë e  Shpresave, ndërsa një vend në skuadrën e Bushit e ka marrë edhe mbrojtësi Jon Mersinaj së fundmi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *