Luftëtari ka nisur të lëvizë në merkato, teksa ditën e sotme ka mbërritur në Gjirokastër mbrojtësi i majtë Mërgim Neziri. Ai ka nënshkruar dhe zyrtarisht është pjesë e bluzinjve. Futbollisti 25-vjeçar rikthehet në këtë mënyrë në Superiore, ku është aktivizuar edhe më parë.
Mërgim Neziri vjet e nisi sezonin te Kamza dhe më pas u largua në janar. Lojtari i linjës së majtë është aktivizuar me Prishtinën, si dhe në Gjermani e Rumani. Petrolul Ploeshti është ekipi i fundit i mbrojtësit, i cili ka firmosur për bluzinjtë.
Nevojat për përforcime janë edhe më të mëdha te Luftëtari, ndaj edhe po tentohet të afrohen dy sulmues. Gjithashtu edhe një mesfushor qendre kërkohet për të zëvendësuar Eduart Rrocën, i cili u shit te Kukësi që në dhjetor.