Ashtu si pritej, Masimiliano Alegri do të qëndrojë trajner i Juventusit dhe ka rinovuar kontratën e vet deri në verën e vitit 2020, me një pagesë stratosferike, thuajse 8 milionë euro në sezon.
Pas takimit me drejtuesit e lartë të Juves, ku kanë biseduar edhe për merkaton, Alegri, Marota e Anjeli kanë drekuar dhe më pas kanë hedhur firmat mbi kontratën e re.
Rinovimi është zyrtarizuar nga klubi torinez, që komunikatën e vet e mbyll kështu: “Juventusi dhe Alegri janë rritur së bashku dhe do të vazhdojnë ta bëjnë”.
Me Alegrin në drejtim Juventusi ka fituar 97 ndeshje mes kampionatit, kupës e Superkupës. Në Serinë A Alegri ka një mesatare prej 2.36 pikësh për ndeshje, ndërsa ka fituar 3 tituj kampionë, 3 kupa Italie dhe një Superkupë Italie, përveçse ka humbur dy finale në Champions League.
Tre anni di emozioni e di vittorie, con Mister @OfficialAllegri. ???? #Allegri2020 pic.twitter.com/CRal1ZJ7hf
— JuventusFC (@juventusfc) June 7, 2017