Revolucioni i Real Madridi po fillon. Krahas afrimeve që me siguri do të jenë të shumta, te “Los Blancos” do shumë lojtarë po bënë valixhet gati. “Fshesës” së Zinedin Zidan dhe Florentino Perez, nuk i ka shpëtuar “gardiani” Keilor Navas.
Sipas medies spanjolle “La Sexta”, portierit 32-vjeçar i është bërë e ditur se nuk bën pjesë në planet e klubet dhe tani agjenti i tij duhet të futet në punë për t’i gjetur klientit të tij një shtëpi të re pas një qëndrimi pesë vjeçar të Real Madrid, ku luajti rol thelbësor në fitimin e tri trofeve Champions dhe një trofeu të kampionatit spanjoll.
Çelësat e portë së Real Madrid do t’i besohen belgut Tibo Kurtus. Portierët e nivelit të Navas janë të paktë, ndaj kostarikani nuk ka arsye për t’u shqetësuar pasi ofertat për të do të jenë të shumta.