Një lëvizje e Barcelonës për Filipe Luís ishte shumë pranë pak javë më parë, me kontratën e 33-vjeçarit të Atletikos që skadoi. Por Barcelona ka identifikuar një alternativë tjetër.
Para se të nënshkruante për Borussia Dortmund, Raphael Guerreiro ishte një objektiv i Barçës. Ai i kishte impresionuar me skuadrën e Lorient dhe paraqitjet e tij me Portugalinë në Euro 2016, ku u shpall dhe kampion Europe, bënë që të gjitha klubet të vihen pas tij.
Guerreiro është paraqitur mjaft mirë në Dortmund, pasi ka zënë vend titullar për 3 sezone radhazi. 25-vjeçari portugez ka treguar gjithashtu aftësinë e tij për të luajtur në shumë pozicione, duke u aktivizuar në mesfushë nga ish-trajneri i ekipit verdhezi, Tomas Tuhel.