Fili ndryshon plan, vazhdon edhe për një vit te Partizani

Realdo Fili do të vazhdojë të jetë pjesë e Partizanit edhe për sezonin e ardhshëm. Lojtari ka gjetur gjuhën e përbashkët me drejtuesit e ekipit dhe do të respektojë kontratën e tij. Filit i skadon kontrata në verën e vitit 2018. Sulmuesi nuk gjeti shumë hapësira sidomos në fazën e dytë të kampionatit, ku pati shumë konkurrencë në sulm. Fili e kishte shumë të vështirë me emra të tillë si Ekuban, Torasa, Sukaj madje edhe Bonifejs.

Tani, pas largimit të ganezit, nigerianit dhe argjentinasit shanset e tij janë më të mëdha dhe “demat” nuk e kanë luksin të humbin edhe një tjetër emër në repartin ofensiv. Përfaqësuesit e Filit kanë folur me drejtuesit e klubit dhe kanë gjetur gjuhën e përbashkët. 21-vjeçari që luajti për 18 ndeshje në edicionin që lamë pas do të ketë mundësinë për të konkurruar sërish për një vend në formacionin titullar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online