Daja i shqetësuar: Ku janë sulmuesit..?

0

Trajneri Ilir Daja deklaron nga Sllovenia se i duhen patjetër futbollistë cilësorë në repartin e avancuar

Tek Skënderbeu ka lëvizje dhe priten edhe lojtarë të tjerë sidomos në vijën e parë të sulmit, trajneri i këtij ekipi Ilir Daja thekson se ndërhyrjet duhet të jenë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi ekipit të tij i duhen lojtarë vërtet cilësorë. Për herë të parë qysh nga momenti që është larguar nga Shqipëria, Daja dje ka zgjedhur “Sport Ekspres” për të thënë fjalët e tij të para të kësaj faze përgatitore.

Ja çfarë theksoi kryepankina e Skënderbeut nga Roganska e Sllovenisë: “Sot (dje) është dita e dytë e përgatitjeve në Slloveni dhe më vjen mirë që ekipi ka filluar qysh në startin e kësaj faze me rritëm të kënaqshëm. Sigurisht që ka edhe probleme në këtë moment dhe për mua problemi i vetëm dhe më madhor tani për tani është sulmi. Kam kërkuar me ngulm te drejtuesit e klubit që lojtarët sulmues të vijnë së ma parë. Tashmë dihet që ne kemi mungesë të madhe në vijën e parë kjo edhe për largimin e Hamdi Salihit. Kjo e bën edhe më emergjente afrimin e lojtarëve cilësorë dhe do këmbëngul orë pas ore që të ekipi të plotësohet sa më parë pasi çdo ditë që ikën është në dëm të skuadrës. Kjo është ajo që më shqetëson më shumë, ndërkohë që sot (dje) erdhën edhe disa lojtarë të tjerë që mungonin dhe ekipi akoma nuk është mbushur. Mungojnë akoma Xhejms, Latifi dhe Salihi dhe vetëm kur të vijnë edhe ata dhe të vijnë edhe përforcimet, atëherë do ta cilësoja në rregull skuadrën. Përsa i përket të tjerave, çdo gjë po ecën në rregull dhe kushtet janë më shumë se të mira këtu në Slloveni. Më duhet grupi i plotë dhe kjo është më e rëndësishme.”

Këto fjalë ka thënë dje për gazetën nga Sllovenia, Ilir Daja, ndërkohë që me të drejtë kryepankina e Skënderbeut kërkon të ketë sa më parë pranë ekipit, sulmuesit cilësorë që akoma nuk po mbërrijnë në këtë fazë përgatitore që Skënderbeu po zhvillon në Slloveni.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.