“Fiksimi” i fenomenit të Dortmundit, Sanço: Nuk u besoj gjermanëve… flokët e mia!

0

Xhejdon Sanço është një nga zbulimet më të bukura të Dortmundit. Anglezi ka “shpërthyer” këtë sezon, ndërsa ekipi i tij marshon drejt titullit. 5 gola dhe 7 asiste në 14 ndeshje janë një shifër fantastike për çdo lojtar, aq më shumë për 18-vjeçarin e talentuar. Në Dortmund po zbaviten pa masë me të dhe të gjithë janë të “fiksuar” pas Sanços.

Lojtari ofensiv i lindur në Londër, por me origjinë nga Trinidad Tabako, po kalon për mrekulli në Dortmund, përveç diçkaje. Ai nuk i beson shumë berberëve gjermanë! Në një prononcim për “The Mirror”, ai zbulon një detaj të veçantë.

Lojtari ka një berber personal në ishull, të cilin nuk e “tradhton” kurrë. Ata gjermanë nuk i pëlqejnë fare dhe Sanço preferon të qëndrojë me muaj pa u qethur, sesa të përfundojë në duart e tyre.

Xheidon Sanço

Nuk u besoj berberëve gjermanë, kështu që nuk i pres flokët këtu. Kur dua të qethem, shkoj te berberi im në Angli. Jam besnik ashtu si berberi im. Qëndroj 3 muaj pa u qethur dhe këtu nuk e bëj.”

Gjatë prononcimit të tij, Sanço tregon se çfarë i ka kërkuar trajneri Favre, në mënyrë që adoleshenti të jetë gjithmonë pjesë e formacionit të kryesuesve të Bundesligës. “Pika ime e dobët është këmba e majtë, të cilën kam nevojë ta përmirësoj. Kam fituar besim te skuadra dhe po provoj ta përdor të majtën pak më shumë. Stafi teknik dhe trajneri më kanë thënë që duhet të përmirësoj të majtën, nëse dua të qëndroj në formacionin e ekipit”, përfundon Xhejdon Sanço.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.