FIFA “zhbllokon” Useinin, Torasa e Flamurtari në gjyq

Flamurtarit i janë larguar disa futbollistë gjatë janarit, ndërkohë që  pati edhe nga ata që u larguan në shkurt. Mes tyre ishin mesfushori Muhamed Useini dhe sulmuesi Agustin Torasa. Problemet me pagesat i lodhën këto futbollistë, që e kërkuan “fatin” diku tjetër.

Useini nënshkroi me Renovën, një rikthim për mesfushorin në ish-ekipin e tij. Vlonjatët nuk po i jepnin lejekalimin dhe çështja është zgjidhur nga FIFA. Tashmë ai mund të luajë për Renovën dhe këtë fundjavë pritet të zbresë në fushën e blertë.

Torasa u bllokua të nënshkruante me Janbian në Kinë. Për të nënshkruar atje, argjentinasi ka kohë sot dhe nesër. Flamurtari nuk bën prapakthehu dhe palët do të duhet të përballen në gjyq. Edhe nëse nënshkruan në ndonjë klub, sulmuesi do të duhet të presë FIFA-s që të dalë me një vendim për të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online