Dritan Dervishi, ish-drejtori i Partizanit, ka qenë ndër të parët që ka përshëndetur vendimin e Etikës, që i ka hequr titullin e vjetshëm Skënderbeut dhe për pasojë FSHF do t’ia kalojë Partizanit.
Duke folur për “sportal.al”, Dervishi ka komentuar: “Kam besuar dhe besoj te drejtësia sportive! Ky titull që dhe komiteti do të na e japë është një shpërblim për punën time, të stafit teknik dhe administrativ, si dhe veçanërisht familjes Demi. Ky është dhe sinjali që drejtësia sportive funksionon dhe është dashakeqës ai që e sulmon.
“Këtë kampionat ua dedikojmë tifozëve të kuq dhe gjithë stafit, nga Agostineli deri te punëtori më i thjeshtë i klubit. Tani dikush që aty ka vënë rrënjë prej vitesh duhet të ketë kurajo të na kërkojë falje. Një falënderim për Komisionin e Etikës”.