Agostineli: Titull i merituar, rregullat duhen respektuar

Andrea Agostineli feston titullin e Partizanit, edhe pse një vit me vonesë.

Trajneri italian drejtoi Partizanin vjet dhe deklaroi se ndihej kampion moral pas betejës me Skënderbeun, skuadër që e drejtoi vetëm pak javë pasi mbylli sezonin si i kuq.

Tani Agostineli flet për Supersportin dhe mirëpret lajmin se titulli i vjetshëm do t’i kalojë Partizanit: “Të fitoja titullin do të ishte dicka e rëndësishme, tani pres zyrtarizimin. Natyrisht që ndihem i kënaqur, pasi ne që jemi në këtë zanat punojmë për t’u vlerësuar dhe nëse do të fitoja këtë titull do të ishte dicka e rëndësishme”.

“Kam thënë se atë vit meritonim të fitonim kampionatin, atë e kam thënë dhe e përsëris, por për fat të keq arriti i pari Skënderbeu. Pastaj nëse kishte parregullsi nuk është detyra ime ta verifikoj, por them se atë vit për një mijë motive meritonim të fitonim titullin”.

Triumf në tavolinë: “Ç’të them, nuk është e njëjta gjë si ta fitosh në fushë në javën e fundit, por nëse dikush e fiton një kamionat pasi ka rregulla që nuk janë respektuar, atëherë patjetër që do të them që kam fituar titullin në Shqipëri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online