Lokomotiva e Zagrebit siguroi një fitore në transfertë përballë Sllaven Belupos me rezultatin 2-5. Myrto Uzuni debutoi duke u aktivizuar si titullar me ekipin e Lokomotivës, por ai që shkëlqeu ishte Lirim Kastrati.
Sulmuesi anësor, i cili aktivizohet me ekipin U21 të Kosovës, shënoi një tripletë, të parën në karrierë si profesionist, duke ndihmuar ekipin e tij të merrte tre pikët. 19-vjeçari shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 23-të, ndërsa gjeti golin e dytë personal dhe të tretin të ekipit në fillimin e pjesë së dytë.
Vendasit arritën të shënonin dy gola duke ngushtuar rezultatin, por ishte sërish Lirim Kastrati, i cili vulosi fitoren, duke shënuar në minutën e 83-të golin e tretë personal dhe të katërt të ekipit. Datkoviç dhe Kërstanoviç ishin autorët e dy golave të tjerë, ndërsa Kastrati u ngjit në kuotën e katër golave, pas shtatë javëve të para.
Një paraqitje fantastike e 19-vjeçarit të lindur në Kamenicë, i cili ngjitet në kuotën e katër golave në kampionat pas shtatë javëve të para. Debutim i mirë dhe për ish-lojtarin e Laçit, Myrto Uzuni, i cili u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes dhe ndihmoi në fazën ofensive të skuadrës, duke dhënë dhe asist në një nga golat e shënuar. Lokomotiva ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 13 pikë, katër më pak se kryesuesit e Dinamos së Zagrebit.