Lokomotiva e Zagrebit nuk ndalet. Këtë herë ka mposhtur skuadrën e Istra me rezultatin minimal 1-0 dhe në fushë si zakonisht nga minuta e parë kanë qenë Myrto Uzuni dhe Lirim Kastrati. Ky i fundit la fushën e lojës në minutën e 65-të.
Uzuni qëndroi në lojë deri në fund dhe këtë herë nuk ia ka dalë të shënojë dot me kroatët, por sigurisht që i është gëzuar fitores. Lokomotiva edhe këtë javë do të vijojë ta ruajë vendin e dytë në klasifikim. Me Istrën u aktivizua edhe një shqiptar i Maqedonisë, Agron Rufati. Mbrojtësi 19-vjeccar u fut në lojë në minutën e 13-të.
Besir Demiri i është gëzuar tre pikëve me Mariupolin, që triumfoi me rezultatin e ngushtë 1-0 ndaj Arsenal Kiev. Mbrojtësi i majtë i kombëtares ishte titullar në këtë takim dhe skuadra e tij me pikët e marra është ngjitur në vendin e katërt në elitën e futbollit ukrainas. Demiri u zëvendësua në minutën e 90-të.