Ferrero nuk përmbahet: Do doja të shihja fytyrën e De Laurentis mbas humbjes!

Sampdoria arriti një fitore të madhe duke triumfuar me tris golash përballë Napolit të Ançelotit. Një dedikim i bukur për gjithë qytetin e Xhenovës që ka kaluar momente të vështira, por më i lumturi nga të gjithë është Masimo Ferrero.

Presidenti i Sampdorias, i cili është një producent kinematografik dhe aktor, ka fituar një lloj “derbi”, sepse ai është në një rivalitet me presidentin e Napolit për “çështje kinematografike”.

“Po e shijoj shumë këtë fitore. Do doja të shihja fytyrën e De Laurentis, i cili ka një skuadër të madhe, një Napoli të madh. Ka shpenzuar shumë dhe do më pëlqente të shihja mimikën e tij në këto momente. Jam i lumtur dhe për faktin që gjithmonë gaboni në parashikimet tuaja dhe gjithmonë gjendem unë në mes.”

Ferrero i rikthehet dhe njëherë tragjedisë së Xhenovës dhe jep mendimin e tij origjinal dhe pa doreza.

“Sot dua të flas për futboll, por dua të them vetëm një gjë. Duhet t’i kujtojmë këto njerëz dhe mbas 6 muajsh, sepse në ditët e para të gjithë jemi të aftë të flasim për to, por më vonë i harrojmë dhe braktisim dashurinë që nuk ekziston më”, përfundon presidenti i Sampdorias.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online