Guri: Në Kombëtare secili ka vendin e tij, luaj kudo që ka nevojë trajneri

0

Sulmuesi i Ostendes, Sindrit Guri ka folur në prag të ndeshjes me Izraelin në konferencën për shtyp. Sulmuesi ka folur dhe për aventurën e tij në Belgjikë, si dhe për situatën në Kombëtare.

“Kam ende shumë për t’i dhënë shumë Kombëtares ashtu dhe klubit ku unë luaj. Po mundohem të bëj sa më mirë në belgjikë, ndërsa për Kombëtaren dihet motivimi. Më vjen shumë keq për Roshin dhe Sadikun, pasi është diçka shumë e keqe për Kombëtaren, por dhe për çdo futbollist.
secili ka vendin e tij në Kombëtare, siç e kam unë timin apo Sadiku e Roshi vendin e tyre. Ne duam të fitojmë në çdo ndeshje. Duhet t’i lëmë pas krahëve takimet miqësore”.

“Mungesa e golit? Sulmuesi futet në presion vetë kur nuk shënon. Unë mund të them se nuk jam në presion, por kur nuk shënon ta imponon vetë roli që kemi. Trajneri më ka ndihmuar shumë pasi ka qenë vetë sulmues. Ndodh dhe që ka disa ndeshje që nuk shënon ,por duhet qetësi dhe goli vjen”.

“Nuk kam ardhur në Kombëtare për të bërë shëtitje. Do të jap më të mirën time dhe pastaj pak rëndësi ka kush shënon, unë apo Basha apo dikush tjetër. Në Belgjikë është një nivel tjetër në krahasim me Superioren. Drejtuesit më kanë dhënë besim dhe më duhet edhe pak kohë që të përshtatem”.

“Roli im natyral është ai i sulmuesit të qendrës, por në Kombëtare mund të luaj në çdo pozicion që do më kërkojë trajneri. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme ndaj ftoj tifozët të na mbështesin, pasi ata janë forca jonë. Kam besim se do na mbështesin siç kanë bërë gjithnjë. Ne duhet t‘i marrim ndeshjet një e nga një e të mos shohim shumë larg”.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.