Feronikeli “shkërmoq” Dritën, Prishtina ia del në fund me Llapin

Titulli kampion në Kosovë është një çështje mes Prishtinës dhe Feronikelit. Këta të fundit ia dolën të kalonin me sukses Dritën kampione në fuqi dhe ishte Kastriot Rexha ai që realizoi dy herë në portën e ish-skuadrës së tij.

Zhan Karioka dhe Mendurim Hoti realizuan nga një gol, kurse për gjilanasit golin e vetëm e shënoi Filonit Shaqiri. Me shifrat 4-1 u mbyll gjithçka dhe tashmë Feronikeli vijon të kryesojë kampionatin, por me vetëm dy pikë më shumë se Prishtina.

Bardhekaltrit ia kanë dalë të mbeten në garë, pasi kanë mposhtur Llapin rival direkt. Ndeshja u vendos në fund, kur Mërgim Pefqeli gjeti rrugën e rrjetës dhe i dha tre pikë të arta Prishtinës. Java  e ardhshme është shumë e rëndësishme, teksa Feronikeli ka transfertë me Llapin, kurse skuadra e Josës pret Trepçën ’89. Gara për titull është e hapur, pasi java e fundit mbyllet me Feronikeli-Prishtina.

Liria e rënë nga Ipko Superliga e Kosovës ka mundur me rezultatin 3-1 KEK-un, që këtë sezon ka marrë vetëm një pikë. Karahoda dhe Fetahaj i dhanë rrugë fitores së bardhezinjve nga Prizreni, ndërkohë që Guraziu shënoi edhe golin e tretë.

IPKO SUPERLIGA E KOSOVËS – Java 31
E premte, më 10 maj 2019, ora 16:00

Feronikeli-Drita 4-1
Shënues:
Rexha 33’, 74’, Karioka 47’, Hoti 84’/ Shaqiri 63’
Liria-KEK-u 3-1
Shënues:
Karahoda 15’, Fetahaj 20’, Guraziu 85’ / ?
Prishtina-Llapi 1-0
Shënues:
Pefqeli 88’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *